Thaçi takohet me studentë në Prizeren: Të gjithë për Kosovën

Aktuale

Thaçi takohet me studentë në Prizeren: Të gjithë për Kosovën

Nga: E.R Më: 25 korrik 2020 Në ora: 13:11
Foto nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebok ka bërë të ditur se sot në Prizren është takuar me një grup studentësh prej të gjitha komuniteteve.

“Ne biseduam hapur për shumë tema me interes për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e të gjitha komuniteteve, pa dallim”, shkruan Thaçi, transmeton, ''Bota sot''.

Ai ka thënë se është i lumtur që studentët e të gjitha komuniteteve e shohin të ardhmen e tyre në jetën institucionale e publike dhe që janë të përkushtuar që ta japin kontributin e tyre për shtetin e ri të Kosovës.

Postimi i plotë në Facebook

Të gjithë ? për Kosovën ??

Një bashkëbisedim shumë miqësor në Prizren, me një grup studentësh prej të gjitha komuniteteve. Ne biseduam hapur për shumë tema me interes për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e të gjitha komuniteteve, pa dallim.

Jam i lumtur që studentët e të gjitha komuniteteve e shohin të ardhmen e tyre në jetën institucionale e publike dhe janë të përkushtuar që ta japin kontributin e tyre për shtetin e ri të Kosovës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat