Hoti përkujton 9 vjetorin e rënies heroike të Enver Zymberit

Aktuale

Hoti përkujton 9 vjetorin e rënies heroike të Enver Zymberit

Nga: E.R Më: 25 korrik 2020 Në ora: 13:31
Avdullah Hoti

Enver Zymberi ishte oficer i forcave të ndërhyrjes speciale të Kosovës. Ai ra në krye të detyrës për mbrojtjen e Integritetit Territorial të Kosovës

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka përkujtuar 9 vjetorin e rënies së oficerit të forcave të ndërhyrjet speciale të Kosovës Enver Zymberi.

''Në këtë përvjetor të rënies së tij, ndjejmë obligim, por edhe motiv të përbashkët për funksionalizim të plotë të rendit kushtetues, për një të ardhme ku sundon rendi dhe ligji'', ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Sot bëhen 9 vite nga rënia heroike e Enver Zymberajt.

Ai ra në kryerje të detyrës, si shembull i sakrificës e besnikërisë ndaj atdheut. Ai ra heroikisht që në Kosovë të sundon rendi dhe ligji.

Në këtë përvjetor të rënies së tij, ndjejmë obligim, por edhe motiv të përbashkët për funksionalizim të plotë të rendit kushtetues, për një të ardhme ku sundon rendi dhe ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat