Haradinaj: Të bashkuar shqiptarët kudo arrijnë faktorizimin e vet politik e rajonal

Aktuale

Haradinaj: Të bashkuar shqiptarët kudo arrijnë faktorizimin e vet politik e rajonal

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 16:03
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë vizitës së saj në Mal të Zi është takuar edhe me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, Mehmet Zenka.

“Takim i përzemërt me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, njëkohësisht Kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar, Mehmet Zenka”, tha Haradinaj, transmeton ''Bota sot''.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se vetëm të bashkuar, shqiptarët kudo ndodhen, arrijnë faktorizimin politikë e rajonal.

Gjithashtu ka thënë se, rruga Euro-Atlantike është qëllim i përbashkët, andaj bashkërendimi i veprimeve politike dhe kombëtare është predispozitë thelbësore.

Postimi i plotë në Facebook

Takim i përzemërt me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, njëkohësisht Kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar, Mehmet Zenka.

Rruga jonë Euro-Atlantike është qëllim i përbashkët, andaj bashkërendimi i veprimeve politike dhe kombëtare është predispozitë thelbësore.

Vetem të bashkuar, shqiptarët kudo ndodhen, arrijnë faktorizimin e vet politik e rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat