Sami Lushtaku kundër Hashim Thaçit: Ja me urdhër të kujt nisi lufta, këtu u takuan Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari

Aktuale

Sami Lushtaku kundër Hashim Thaçit: Ja me urdhër të kujt nisi lufta, këtu u takuan Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari

Nga: P.R Më: 25 korrik 2020 Në ora: 18:57
Sami Lushtaku, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari

Edhe pse Hashim Thaçi dikur e akuzonte dhe kërkohej të dënohej presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, njëri nga bashkëpunëtorët e Thaçit, Sami Lushtaku thotë se lufta në Kosovë kishte nisur me urdhër të Ibrahim Rugovës.

“Shkuarja e Rugovës në Beograd dhe shtrirja e dorës së marrëveshjes së popullit shqiptar dhë i tërë Ballkanit s’është gjë tjetër veç një atak i drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare të popullit shqiptar. Është një atak edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO’s dhe Grupit të Kontaktit. Veprimet e tilla, anti-kombëtare të Rugovës do të dënohen rëndë”, thoshte Thaci në thirrjen e tij.

 

E në një intervistë kohë më parë, Lushtaku kishte thënë se lufta e UÇK-se nisi me urdhër të Ibrahim Rugovës.

“Nuk e di nëse urdhrin e ka dhënë Ibrahim Rugova, por ishte koha e LDK-së ku pak a shumë të gjithë shqiptarët e Kosovës ishin në Lidhjen Demokratikë sepse kanë qenë dy rrugë. O me LDK-në o me Serbinë. Edhe unë vet kam qenë në LDK bashkë me familje”, kishte thënë Lushtaku.

 

Sipas tij, grupet e para në Shqipëri u dërguan për stërvitje me urdhër të qeverisë së Bujar Bukoshit.

E kjo nuk ka qenë hera e parë kur Sami Lushtaku kishte folur për rolin e Ibrahim Rugovës.

Në një debat me ish deputetin e LDK-së, Gani Gecin, Sami Lushtaku kishte treguar për takimin e presidentit Rugova me komandantin legjendar, Adem Jashari.

Edhe pse më herët nuk është përmendur ky rast, Lushtaku thotë se në fillim të ’90-tave Rugova e Jashari janë takuar në Zvicër.

“Kemi shku në Zvicër me Adem Jasharin. Atje e kemi taku qeverinë edhe Ibrahim Rugovën. Unë jo, por Ademi (Jashari) e ka taku Rugovën në vitin 1991”, ka deklaruar kohë më parë Sami Lushataku, i cili ishte një ndër udhëheqësit kryesor të UÇK-së.

Ai kishte treguar se ishte arratisur përmes aeroportit të Shkupit dhe po shoqërohej nga Adem Jashari.

Sipas tij, kur kanë arritur në Zvicër, janë pritur nga qeveria në ekzil e Kosovës dhe vetë presidenti Rugova.

“Nuk e kemi ditë që atje e pret Rugova. Kur kemi shku në aeroport na ka pritur Imer Berisha. Atje na ka pritur edhe Ibrahim Rugova”, kishte treguar Lushtaku, përcjellë “Bota Sot”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat