Blair paralajmëron: Mësoni të jetoni me koronavirusin, nuk do zhduket

Aktuale

Blair paralajmëron: Mësoni të jetoni me koronavirusin, nuk do zhduket

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 19:13
Tony Blair

Ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair tha se koronavirusi nuk do të zhduket përgjithmonë dhe se qytetarët britanikë duhet të mësohen të jetojnë me të.

Sipas asaj që shkruan BBC, Blair gjithashtu ka deklaruar se Britania ka vetëm 50 përqind shanse për tu prekur nga një valë e dytë por është absolutisht e domosdoshme për tu përgatitur.

Blair gjithashtu i është drejtuar qeverisë që të bashkëpunojë me të gjitha palët, institucionet, partitë politike, qytetarët që të evitojnë kthimin në karantinë.

Nga një raport i fundit nga Organizata Joqeveritare e Blair rekomandon testimin masiv dhe vendosjen e detyrueshme të maskave.

“Nëse testoni vetëm personat me simptoma, atëherë ju do shmangni ato që përbëjnë një rrezik të madh, asimptomatkët dhe me simptoma të lehta” – ka deklaruar Blair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat