Bajqinovci iu drejtohet PDK-së, LDK-së dhe AAK-së: Kush është bre Devolli që po tutni kaq shumë prej tij?

Aktuale

Bajqinovci iu drejtohet PDK-së, LDK-së dhe AAK-së: Kush është bre Devolli që po tutni kaq shumë prej tij?

Nga: D.RR Më: 25 korrik 2020 Në ora: 20:25
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci në fjalimin e tij në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se partitë PDK, LDK dhe AAK po kanë frikë nga Devollët.

“Ju e dini kur thoshte Shyqeri Haxha në Eulex, që unë jam detyruar nga Hashim Thaçi me nënshkruar kontratën. Tani pas dy jave harrojke, thoshte kam harruar, nuk e di që më ka thanë. Kush është Devolli bre që po tutni kaq fort prej tij? Pse ka kaq frikë dhe zbutje prej tij? Çka është puna? Pse ai me pas krejt shtetin në dorë?”, deklaroi Bajqinovci në fjalimin e tij në Kuvend.

Tutje ai ka përmendur edhe punësimet me ndikime politike.

Fjalimi i plotë i tij:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat