Bunjaku-Rexhepi: Ngjarja në Kamenicë, është tragjedi e shumëfishtë për krejt Kosovën

Aktuale

Bunjaku-Rexhepi: Ngjarja në Kamenicë, është tragjedi e shumëfishtë për krejt Kosovën

Nga: A.SH Më: 25 korrik 2020 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar pas vrasjes që ndodhi sot në fshatin Berivojcë, ku një burrë dyshohet të ketë vrarë gruan e tij.

Ajo këtë rast e ka cilësuar si tragjedi e shumëfishtë për krejt Kosovën, duke bërë thirrje që kjo dukuri të luftohet urgjentisht.

Postimi në Facebook:

Lajmi i sotshëm se një grua përfundoi jetën nga një burrë, është tragjedi e shumëfishtë për krejt Kosovën: vrasjet vazhdojnë, dhuna vazhdon dhe trajtimi i tillë i gruas në shtëpi është shndërruar në dukuri që duhet të luftohet urgjentisht. Prandaj, duhet rimobilizim i gjykatave, prokurorisë dhe policisë në trajtimin adekuat të dhunës në familje, ndërsa të shtohen dhe të zbatohen dënimet e rënda ndaj të gjithë atyre që bëjnë vepra të rënda penale. Stop, stop, stop!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat