Ky është personi nga Ferizaj që vdiq nga Koronavirusi

Aktuale

Ky është personi nga Ferizaj që vdiq nga Koronavirusi

Nga: A.Zh Më: 26 korrik 2020 Në ora: 11:13
Bekim Palushi

Zëdhënësi për media në Partinë Demokratike të Kosovës Avni Bytyçi, ka konfirmuar se Bekim Palushi nga Ferizaj, ka humbur jetën nga Koronavirusi.

Ai ka njoftuar se viktima ishte shok i tij, përcjell Bota sot.

Bytyçi u ka shprehur ngushëllime bashkëshortes dhe familjes Palushi për vdekjen e tij.

Reagimi i Bytyçit në Facebook, pa ndërhyrje:

A e dini se si duket nje njeri i mire edhe i drejte?

I tille ka qene Bekimi, nje djale shembullor, i sjellshum dhe i drejte.

Sic duket edhe Zoti eshte pajtuar qe ta marr me te mirin nga ne. I sjellshem, me edukate, gjithmone. I buzeqeshur. Ka nje dekade qe e kam njohur Bekimin, e ne kete moment te trisht per te gjithe ne nuk po me kujtohet as edhe nje veprim, fjale apo sjellje e keqe e tij. Edhe jo se na la Bekimi, por me te vertete ka qene i tille.

Miq, vllazen dhe Ferizajas, sot e humbem Bekim Palushin ne luften kunder pandemise, ne moshen me te mire, duke na trishtuar te gjithe ne qe e dashtem.

Te Zotit jemi, e te ai do te kthehemi. Lutemi qe faqebardh si Bekimi.

Ngushellime bashkeshortes, Selimit (vellaut), dhe gjithe familjes Palushi me miqt, per vdekjen e Bekimit.

*Bekim do te me mungojne shakat e tua ne dere te xhamise. Vella faleminderit, e dhasht Zoti qe prap te takohemi ne deren me te rendesishme, edhe at para Zotit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat