Selimi: Institucionet e drejtësisë të japin denimin e merituar për këtë rast tragjik

Aktuale

Selimi: Institucionet e drejtësisë të japin denimin e merituar për këtë rast tragjik

Nga: B.F Më: 26 korrik 2020 Në ora: 15:02
Selim Selimi

Ministri i drejtësisë, Selim Selimi përmes një postimi në facebook, ka shkruar se është shqetësusese ngjarja e rëndë e vrasjes së bashkëshortës në Dardanë.

Ai ju ka shprehur ngushëllime familjës së të ndjerës,transmeton “Bota sot”.

Tutje ai iu ka bërë thirrje, institucioneve të drejtësisë që të japin dënimin, e merituar për këtë rast tragjik, dhe së bashku me institucionet e sigurisë t'i trajtojnë çdoherë me urgjencë rastet e dhunës në familje.

Postimi i plotë:

Shqetësuese ngjarja e rëndë e vrasjes së bashkëshortës në Dardanë. Ngushëllime të thella familjes së të ndjerës. Me këtë rast, iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të japin dënimin e merituar për këtë rast tragjik dhe së bashku me institucionet e sigurisë t'i trajtojnë çdoherë me urgjencë rastet e dhunës në familje. Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave janë të papranueshme, në kundërshtim me të drejtat bazike të njeriut dhe si të tilla nuk do të tolerohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat