Isa Mustafa zhvillon bisedë telefonike me Skender Hysenin, përmend një marrëveshje të veçantë me Serbinë

Aktuale

Isa Mustafa zhvillon bisedë telefonike me Skender Hysenin, përmend një marrëveshje të veçantë me Serbinë

Nga: D.RR Më: 26 korrik 2020 Në ora: 16:19
Isa Mustafa dhe Skender Hyseni

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Skender Hysenin, Koordinator Shtetëror për dialog, përcjellë “Bota sot”.

Mustafa thotë se Hysenit i shprehi përkrahjen e tij dhe të LDK-së për kursin se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke.

I pari i LDK-së tutje ka shkruar se në procesin e dialogut duhet dhënë përkrahje të fuqishme Kryeministrit Hoti, Qeverisë, Presidentit si dhe të gjithë mekanizmave shtetëror.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë
Sot kisha një bisedë telefonike me z. Skender Hyseni, Koordinator Shtetëror për dialog. Shpreha përkrahjen time dhe të LDK-së për kursin se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke. Se dialogu është krejtësisht politik dhe rezulton me marrëveshje politike ndërshtetërore për njohje reciproke.
Poashtu është për tu vlerësuar deklarimi i qartë nga takimi i Koordinatorit Shtetëror, z. Hyseni me z. Philip Reeker, Asistent Sekretar Kyesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan te Shtetit, që dëshmon përkushtimin dhe rolin aktiv të SHBA-së në procesin e dialogut.
Në këtë proces duhet dhënë përkrahje të fuqishme Kryeministrit Hoti, Qeverisë, Presidentit si dhe të gjithë mekanizmave shtetëror që e qojnë përpara këtë dialog politik. Përgjegjësia për dialogun bie mbi koalicionin qeverisës, ndërkaq pronësia e dialogut i takon shumicës kushtetuese parlamentare dhe asnjë subjekti veç e veç. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat