Haradinaj-Stublla: Drejtësia të godas me çekanin më të forte që vrau 34 vjeçaren

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Drejtësia të godas me çekanin më të forte që vrau 34 vjeçaren

Nga: B.F Më: 26 korrik 2020 Në ora: 16:20
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi në facebook,ka reaguar për vrasjen e gruas 34 vjeçare .

Ajo ka thënë se drejtësia  të godas me çekanin më të forte që vrau 34 vjeçaren,transmeton “Bota sot”.

Sipas saj është e papranueshme dhuna në familje dhe mos trajtimi i saj.

Postimi i plotë:

Drejtësia të godasë me çekanin më të fortë dorasin që vrau gruan 34 vjeçare, në lule të rinisë së saj!

Është absolutisht e papranueshme dhuna në familje dhe mostrajtimi i saj. Rastet si i djeshmi në Kamenicë, kërkojnë këndellje shoqërore dhe institucionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat