Time Kadrijaj: Sot është një ditë e veçantë për Kosovën

Aktuale

Time Kadrijaj: Sot është një ditë e veçantë për Kosovën

Nga: N.Sh. Më: 27 korrik 2020 Në ora: 13:22
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se sot është një ditë e veçantë për Kosovën.

Ajo përmes një postimi në Facebook, e ka mirëpritur marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Agjensisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Zbatimim të Ligjit - EUROPOL.

Sipas saj, sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe Policinë.

Postimi i plotë:

E mirëpres marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjensisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Zbatimim të Ligjit - EUROPOL.

Bazuar në këtë marrëveshje pune, Kosova do të krijojë një zyrë qendrore për bashkëpunim me EUROPOL-in, po ashtu me këtë marrëveshje do të ketë edhe një formë të re dhe më aktive të bashkëpunimit me të gjitha vendet e BE-së.

Sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe veçanërisht për policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat