“Skandaloze, IKSHPK në prezantimin e fshatrave të Kosovës u referohet emërtimeve sllave”

Aktuale

“Skandaloze, IKSHPK në prezantimin e fshatrave të Kosovës u referohet emërtimeve sllave”

Nga: N. H Më: 27 korrik 2020 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovës janë konfirmuar edhe 276 raste të reja me koronavirus.

Lajmin e ka bërë përmes një njoftimi në Facebook, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Por, së fundit është vërejtur një ndryshim, sa i përket publikimit të të infektuarve. Tash e tutje, IKSHPK-ja ka ndryshuar mënyrën e të paraqitjes së të infektuarve në Kosovë.

Lidhur më këtë prezantim, ka reaguar edhe analisti politik, Faton Mehmeti.

Mehmeti ka vërejtur se IKSHPK-ja në prezantimin e fshatrave të Kosovës, po u referohet emërtimeve sllave. Ai këtë e quan si një skandal, i lëshuar nga Instituti.

Ja postimi:

Skandaloze!

IKSHPK në prezantimin e fshatrave të Kosovës u referohet emërtimeve sllave.

Sot, duke prezantuar rezultatet e Covid19, fshatit Dardani në Ferizaj i referohet Tankosiq, siç e quante regjimi i Millosheviçit.

Që nga paslufta ky fshat quhet zyrtarisht Dardani.

Shpresojë mos të përsëriten më raste të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat