Shifrat alarmante me Covid-19, reagon ashpër Blerim Latifi: Ta prekim fundin që të vijmë në vete

Aktuale

Shifrat alarmante me Covid-19, reagon ashpër Blerim Latifi: Ta prekim fundin që të vijmë në vete

Nga: N.Sh. Më: 27 korrik 2020 Në ora: 16:40
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi ka reaguar pas rritjes së madhe me koronavirus në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se kot po publikohen numrat se sa persona janë të prekur me koronavirus pasi që askush më nuk ua vë veshin.

Latifi shton se, dajret në kafehane nuk ka kush që i ndalon, andaj thotë se duhet ta prekim fundim që të vijmë në vete.

Ai ka reaguar edhe ndaj politikanëve.

Postimi i plotë:

Po thonë se covidi-19 do të jetë gjatë në mesin tonë dhe si rrjedhim bota duhet mësuar që të bashkjetojë me të! Ne nuk kemi nevojë të lodhemi në këtë drejtim, sepse kultura e bashkjetesës me të keqën është e rrënjosur në mentalitetin tonë tradicional. Ne jemi mësuar prej brezash të bashkëjetojmë me të gjitha të këqijat e mundshme dhe të mos bëjmë zë. Politikanët na mashtrojnë çdo ditë dhe përsëri u besojmë. Abuzojnë sistematikisht me paranë publike dhe ne se bëjmë të madhe. Na shkelen të drejtat si qytetarë dhe nuk ankohemi. Paguhemi keq e më keq në sektorin privat dhe në 1 Maj shkojmë të dëfrejmë në Gërmi. Në markete na shesin mallra të skaduara dhe prapë se bëjmë të madhe. E të tjera, e të tjera.Thjesht ne i ngjajmë një shoqërie mazohiste, e mësuar të jetojë në kushtet e dhunës strukturore. Në një shoqëri të tillë, covidi nuk përbën ndonjë dramë të madhe. Prandaj, kot i publikoni shifrat ditore të të prekurve prej tij. Askush nuk ua vë veshin thirrjeve për kujdes. Dajret dhe kafehanet s'ka kush më që i ndalon dhe janë të pakët ata që shqetësohen të mos i infektojnë të tjerët. Mbase duhet ta prekim fundin, që të mund të vijmë në vete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat