Rekord rastesh, Haziri: Të bëhemi qeveritarë të vetës, se për qeveritarët e jashtëligjshëm nuk kemi çfarë të themi më

Aktuale

Rekord rastesh, Haziri: Të bëhemi qeveritarë të vetës, se për qeveritarët e jashtëligjshëm nuk kemi çfarë të themi më

Nga: A.SH Më: 27 korrik 2020 Në ora: 16:52
Fitim Haziri

Për numrin e madh të rasteve ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Fitim Haziri.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, ne duhet të bëhemi qeveritarë të vetës dhe familjes, të rrethit dhe shoqërisë, sepse për qeveritarët e jashtëligjshëm nuk kemi çfarë të themi më.

Postimi në Facebook:

Qytetarë të dashur nuk dijë çka të themi më për qeveritarët e jashtëligjshëm në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Të bëhemi qeveritarë të vetës dhe familjes, të rrethit dhe shoqërisë. Pandemia është shpërnda aq shumë sa që nuk po dihet kush është i infektuar e kush jo.

Mbrojtja më e mirë është që me këndo që takoheni respektoni masat mbrojtëse sikur ata të jenë të infektuar apo ju të jeni i infektuar.

Ta mbrojmë veten dhe të kërkojmë mbrojtje nga Zotit i madhërishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat