Apostolova përfundon misionin e saj në Kosovë, Miftaraj tregon për çka do të mbahet në mend ajo

Aktuale

Apostolova përfundon misionin e saj në Kosovë, Miftaraj tregon për çka do të mbahet në mend ajo

Nga: A.SH Më: 27 korrik 2020 Në ora: 18:23
Natalya Apostolova

Ehat Miftaraj nga KDI, me përfundimin e misionit të Natalya Apostolovas ka thënë se ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për popullin e Kosovës që e njejta po e përfundon misionin dhe po ik nga Kosova.

Ai shpreson që përfaqësuesi i radhës së ZBE-së në Kosovë të jetë i lidhur me shumë me interesat e popullit të Kosovës.

Postimi në Facebook:

Natalya Apostolova e përfundoj misionin e saj në Kosovë. Lajm jashtëzakonisht i mirë për popullin e Kosovës që e njejta po e përfundon misionin dhe po ik nga Kosova.

Le të shpresojmë që përfaqësuesi i rradhës së ZBE-së në Kosovë të jetë i lidhur me shumë me interesat e popullit të Kosovës, e jo në mbrojtje dhe promovim te politikës apo atyre që e kanë kap shtetin.

Për çka do të mbahet mend e njejta:

Në mënyrë proaktive ka mbrojtë prokurorët dhe gjykatësit e lidhur me politikën. Kur shoqëria civile protestonte kundër kapjes së shtetit, e njejta duke keqpërdor autoritetin e Zyrës që përfaqëson, takohej dhe mbronte ata ndaj të cilëve protestonte shoqëria civile dhe populli i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat