Nagavci reagon ndaj qeverisë Hoti: Dështuan shumë shpejt

Aktuale

Nagavci reagon ndaj qeverisë Hoti: Dështuan shumë shpejt

Nga: D.B. Më: 27 korrik 2020 Në ora: 18:39
Arbërie Nagavci

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj Qeverisë Hoti.

Nagavci tha se Hoti në programin e saj qeverisës ka përcaktuar dy objektiva themelore, por ka dështuar shumë shpejt.

“Përkundër gjendjes alarmante dhe rrezikimit të shëndetit të qytetarëve kemi një ministër të shëndetësisë i cili përveç që jokompetent, tallet me deputet e qytetarë, dhe një Kryeministër që për dështimin e vet akuzon qytetarët, inspektorët e policinë”.

Postimi i plotë:

Qeveria Hoti në programin e saj qeverisës ka përcaktuar dy objektiva themelore:

1. Beteja për ta mposhtur pandeminë dhe

2. Rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë.

Dështuan shumë shpejtë. Edhe pse këto i paraqiten si prioritete, fokusin dhe vëmendjen e kanë tek Dialogu me Serbinë, ndonëse kjo qasje e kësaj qeverie s’premton asgjë të mirë për qytetarët.

Para dy dite, zt.Hoti në Kuvend deklaroi : “Për vetëm një muaj, ne e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, krah miqve tanë”.

Por e vërteta është se fatkeqësisht me këtë qeverisje kemi përfunduar me rritje rekorde të rasteve të reja të infektuarve me virusin Covid -19. Vetëm në 24 orët e fundit, nga 404 mostra të testuara, 276 pozitive, apo afërsisht 70% të testuarve kanë dalë pozitiv dhe 8 kanë ndërruar jetë.

Përkundër gjendjes alarmante dhe rrezikimit të shëndetit të qytetarëve kemi një ministër të shëndetësisë i cili përveç që jo kompetent, tallet me deputet e qytetarë, dhe një Kryeministër që për dështimin e vet akuzon qytetarët, inspektorët e policinë.

Në kohën sa kishim ministër të shëndetësisë dr. Arben Vitia, Kosova renditej në mesin e shteteve që përballoi me sukses betejën me Virusin Covid-19. Sipas organizatave kredibile ndërkombëtare Kosova ishte në mesin e tri vendeve me rezultatet më të mira në menagjimin e situatës me pandiminë. Komunikimi me qytetarët nga ana e Kryeministrit Kurti dhe ministrit Vitia ishte i vazhdueshëm, profesional e shumë ndër njerëzor. Përgjegjësia dhe kujdesi i profesionistëve shëndetësor dhe qytetarëve në nivelin më të lartë.

Përkundër vlerësimeve të larta e punës së shkëlqyer, në mes të pandemisë u bënë bashkë dhe votuan mocionin e mosbesimit duke rrëzuar Qeverinë Kurti. U pengonte suksesi i qeverisjes andaj dhe votuan Qeverinë e LDK dhe gjithë tjerëve me ndihmën e presidentit Thaçi.

E pritshme që një qeverisje joligjore e me mungesë kompetence dhe përgjegjësie nuk ka rezultate të mira për qytetarët.

Andaj sot më shumë se asnjëherë është e rëndësishme të kujdesemi për veten e për njëri-tjetrin.

Respektoni rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, lehtësojuni sadopak punën atyre në këto ditë jo të lehta për të gjithë dhe ruani shëndetin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat