Thaçi sot në Klinë viziton familjen e komandantit Mujë Krasniqit

Aktuale

Thaçi sot në Klinë viziton familjen e komandantit Mujë Krasniqit

Nga: E.R Më: 27 korrik 2020 Në ora: 19:01
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon vizitat e përditshme me qytetarë e familjarë të dëshmorëve të luftës.

Ai anë të një postimi në Facebook ka treguar se ka qenë në familjen e komandantit Mujë Krasniqit në Klinë, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Sot në familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë. Në anën time të djathtë, babai i Mujës dhe Aliut, axha Halil. Ndërsa, në anën time të majtë, Shpëtimi, ushtar i Kosovës dhe djalë i bashkëluftëtarit Beqir Gashi. Kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë. Krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat