Isa Mustafa tha mos të presim që qeveria të na mbrojë nga koronavirusi, i reagon ashpër Imer Mushkolaj!

Aktuale

Isa Mustafa tha mos të presim që qeveria të na mbrojë nga koronavirusi, i reagon ashpër Imer Mushkolaj!

Nga: N. H Më: 27 korrik 2020 Në ora: 19:37
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka shprehur të hënën shqetësimin rreth numrit të madh të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.

Në ditën kur IKSHPK-ja ka bërë të ditur se janë regjistruar 276 raste të reja, ai ka porositur se nëse nuk respektohen rregullat, të mos pritet që institucionet t’i mbrojnë qytetarët nga kjo pandemi.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai si kundërpërgjigje ndaj kreut të LDK-së, ka thënë atëherë pse na duhet qeveria, nesh nuk kujdeset për qytetarët.

“Atëherë, Isë, pse na duhet qeveria, nëse nuk kujdeset për qytetarët? Për me akomodu militantë partish, a?”, ka shkruar analisti politik, Imer Mushkolaj në llogarinë e tij në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Ndryshe, Kosova këtë të hënë ka shënuar rekord të ri sa u përket të dhënave lidhur me COVID-19. Edhe 8 persona kanë vdekur në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 185.

276 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7 mijë e 413.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat