Gastronomët: Nëse vazhdon kështu, në neuropsikiatri na keni të gjithëve

Aktuale

Gastronomët: Nëse vazhdon kështu, në neuropsikiatri na keni të gjithëve

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 19:39
Luaras Meha

Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Luaras Meha, ka deklaruar se për shkak të problemeve ekonomike me të cilat po përballet sektori i gastronomisë me masat e vëna nga Qeveria për shkak të COVID-19, së shpejti do të përfundojnë në neuropsikiatri.

“I kemi përfillur masat në barin ku punoj. Ka vende që nuk e kanë bërë, por për shkak të dy-tre vende që nuk janë përfillur masat të mbyllet ekonomia, është pak problem, nuk e kisha bërë atë gjë”.

“I kemi 12 punëtore dhe nuk e kemi larguar asnjërin. Jemi marr vesh me ta që ta kalojmë këtë fazë së bashku. Edhe kërkesat e tyre janë zvogëluar dhe për mos me u largu askush, po rrime krejt bashkë”.

“Ne jemi veç tuj sharru. Ka situata edhe që lokalet i kanë larguar prej punës. Gjendja është e tmerrshme, kanë probleme me qiratë, me tatimet, me punëtore, rrymë, ujë e me gjithçka sepse nuk po arrijnë t’i paguajnë”.

“Ne kemi me kalu edhe dy vjet të tjera për me dal e me pa një dritë të bardhë me sy. Protesta e sotme me çelës nuk ka qenë veç për me i hap lokalet, por pak edhe që dora e shtetit të na ndihmojë, se ne të këtij shteti jemi”.

“I falënderoj që kanë premtuar se do të gjejnë një zgjidhje që ta shpëtojmë këtë industri, për momentin. Na kanë premtuar dhe po presim”.

“Nëse vazhdon kështu, ne në neuropsikiatri na keni të gjithëve. Edhe dy muaj dhe s’kemi me iu dashtë askujt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat