Hoti viziton sot Spitalin e FSK-së

Aktuale

Hoti viziton sot Spitalin e FSK-së

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 09:32
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti do të vizitojë sot Spitalin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Media ka raportuar mbrëmë për këtë spital, ku hapësirat janë gati, por u mungon stafi profesionist për të trajtuar pacientët me COVID.

Në spitalin e ushtrisë së Kosovës mungojnë respiratorët, por aty kanë rëngën të mushkërive, laborator e aparaturë për teste serologjike.

Megjithatë nga FSK shpresojnë që për këtë punë do të mbulohen nga QKUK pasi kanë një marrëveshje për këtë punë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat