​Haradinaj dhe ambasadorja e Suedisë flasin për intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe

Aktuale

​Haradinaj dhe ambasadorja e Suedisë flasin për intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 11:38
Meliza Hardinaj – Stublla,

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të martën ka zhvilluar një videokonferencë me ambasadoren e Suedisë në Prishtinë, Karin Hernmarck Ahliny.

Me këtë rast, ministrja Haradinaj – Stublla ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për Suedinë dhe rolin që ky shtet mik ka treguar në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

“Përveç bisedimeve për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, theksuam nevojën e thellimit dhe të intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, në të gjitha dimensionet”, tha kryediplomatja e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat