Pyetje për Xhavit Halitin dhe grupin e tij, përmenden dy letrat e pa publikuara, njëra e Adem Jasharit dhe tjetra e Ilir Konushevcit

Aktuale

Pyetje për Xhavit Halitin dhe grupin e tij, përmenden dy letrat e pa publikuara, njëra e Adem Jasharit dhe tjetra e Ilir Konushevcit

Nga: D.RR Më: 28 korrik 2020 Në ora: 11:59
Xhavit Haliti

Kryetari i Balli Kombëtar Demokrat dhe njohësi  i mirë i luftës në Kosovë, Gazmend Islami në një postim në Faebook ka thënë se deri më sot, asnjëherë nuk u tha e vërteta për luftën.

“Pse Xhaviti Haliti dhe rrethi i tij, nuk pranonin kërkesën e Adem Jasharit që të kthehej Fehmi Lladrovci, e pengonin kthimin e tij?”, është njëra prej katër pyetjeve që Islami ka shkruar në Facebook,

Ai në fund ka theksuar se dy letrat letrat e pa publikuara, njëra e Adem Jasharit dhe tjetra e Ilir Konushevcit, do të qartësonin shumë çka për luftën!

Postimi i tij i plotë:

Deri më sot, asnjëherë nuk u tha e vërteta për luftën!

1. Pse Xhaviti Haliti dhe rrethi i tij, nuk pranonin kërkesën e Adem Jasharit që të kthehej Fehmi Lladrovci, e pengonin kthimin e tij!

2. Pse ky grup nuk e perfillte kërkesën e Ademit për armatim dhe nuk e quanin ndyshe pos komandanti lokal i Prekazit!

3. Pse ky grup nuk e njihte Komandantin Zahir Pajazitin dhe permes Rexhep Selimit dhe Nait Hasanit, mundoheshin ta kapnin strukturën e gueriles!

4. Pse po ky grup pengonte LKÇK- në në verpimtarinë e tyre Kombëtare, po ky grup pengonte trurin e logjistikës Ilir Konushevcit!

Qindra fakte të pathana që duhet të thuhen!

Dy letrat e pa publikuara, njëra e Adem Jasharit dhe tjetra e Ilir Konushevcit, do të qartsonin shumë çka për luftën!

Të dy letrat egzistojnë edhe sot!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat