Zemaj: I kemi katër opsione për bërjen e spitaleve të reja për COVID-19

Aktuale

Zemaj: I kemi katër opsione për bërjen e spitaleve të reja për COVID-19

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 12:29
Foto Ilustrim

Kosova është duke u përballur me një numër të madh të rasteve pozitive me COVID-19.

Si rezultat i kësaj hapësirat e Klinikave të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, janë stërmbushur me pacientë, duke u bërë kështu e pamundur trajtimi edhe i pacientëve të tjerë.

Për këtë Ministria e Shëndetësisë i ka disa opsione që të rris hapësirat për trajtimin e rasteve me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar vet ministri Armend Zemaj.

“Janë tre ose katër opsione. Salla 1 tetori, Aeroporti i Vjetër i Prishtinës, Qendra e Panaireve në Hade, Aeroporti i Gjakovës, Qendra Inovative në Prizren”.

Lidhur me këtë është duke u diskutuar dhe vendimi do të bëhet i ditur në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat