Veliu: Takon kordinatorin shtetëror për dialog, Skender Hyseni

Aktuale

Veliu: Takon kordinatorin shtetëror për dialog, Skender Hyseni

Nga: B.F Më: 28 korrik 2020 Në ora: 12:29
Agim Veliu dhe Skender Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshëme, Agim Veliu sot ka pritur në takim Kordinatorin Shtetëror për Dialog, z. Skender Hyseni, me të cilin kanë biseduar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se kanë biseduar për përgatitjet që po i bënë Republika e Kosovës në ballafaqimet që do t’i ketë në dialogun me Serbinë si dhe aspektet e ndryshme të sigurisë që lidhen drejtpërdrejtë me procesin e negociatave, transmeton “Bota sot”.

Sipas tij  institucionet e Kosovës, janë të përkushtuara në punën që po bëjnë me qëllim që pas negociatave të arrihet deri tek marrëveshja finale mes dy shteteve.

Postimi i plotë:

Sot, prita në takim Kordinatorin Shtetëror për Dialog, z. Skender Hyseni, me të cilin diskutuam për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Biseduam për përgatitjet që po i bënë Republika e Kosovës në ballafaqimet që do t’i ketë në dialogun me Serbinë si dhe aspektet e ndryshme të sigurisë që lidhen drejtpërdrejtë me procesin e negociatave.

Bashkë vlerësuam se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në punën që po bëjnë me qëllim që pas negociatave të arrihet deri tek marrëveshja finale mes dy shteteve, e që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat