Këto janë automjetet e blinduara ‘Humvee’ të FSK-së, që erdhën nga SHBA-të

Aktuale

Këto janë automjetet e blinduara ‘Humvee’ të FSK-së, që erdhën nga SHBA-të

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Një kontingjent prej 42 automjetesh të blinduara “Humvee” ditë më parë ka hyrë në Kosovë si furnizim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Automjetet ushtarake janë blerë prej Ushtrisë Amerikane.

Ndryshe, sot kryeministri i vendit Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë vizituar Spitalin e FSK-së.

Ai ka thënë se do t’i qëndrojnë afër Ministrisë së Mbrojtjes por edhe FSK-së për ngritjen e kapaciteteve që të përballohet situata me pandeminë.

“Së bashku me ministrin Zemaj inspektuam Spitalin ushtarak për të parë kapacitet që FSK do t’i vë në dispozicion të qendrës spitalore në rast se kemi nevojë t’i përdorim edhe këto kapacitete. Do t’i qëndrojmë afër Ministrisë së Mbrojtjes për t’i ngrit kapacitet që të përballojmë situatën në të cilën po kalojmë. Duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që mund t’i kemi në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Hoti.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat