Ish-këshilltari i Isa Mustafës i reagon Qeverisë Hoti

Aktuale

Ish-këshilltari i Isa Mustafës i reagon Qeverisë Hoti

Nga: N.Sh. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 14:31
Besnik Berisha

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha ka reaguar ndaj vendimit të ri të Qeverisë.

Berisha përmes një postimi në Facebook, thotë se nëse përsonat zyrtar vendosin me shku në deti për fundjavë apo edhe më gjatë, kur të kthehen detyrohen të vetizolohen për një javë.

Ai thotë se me këtë ata përveç që e shijojnë detin, edhe izolimin duhet me u apagau me taksat tona.

Ai kërkon që, ata që vetëizolohen edhe të ‘ndëshkohen’ por jo të paguajmë ne të gjithë.

Postimi i plotë:

Vendimi i fundit i dëmshem dyfish për taksapaguesit!

Nëse personat zyrtar që paguhen me taksat tona, vendosin me shku në deti për fundjave apo dhe më gjatë, e me këtë rast kur të kthehen " detyrohen " që të bëjnë vete-izolim, hiç keq s'po u bie...

Ata/ato përveç që e shijojnë detin pa frikë që e humbin punën, edhe vete-izolimin ua paguajmë ne me taksat tona, sepse pagat i kanë të garantuara edhe kur s'bëjnë asgjë.

Kjo nuk inkurajon vetedisiplinim, por siguron terren për abuzim.

Vetë-izolimi është menduar dhe duhet të jetë edhe si ndëshkim, por jo kolektiv që duhet ta paguajmë të gjithë, pavaresisht sa e "meritojnë".

Përfundimisht, Qeveria duhet fillimisht t'i edukojë zyrtarët, e tek pastaj te synojë edukimim për të gjithë qytetarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat