Krasniqi: Sipas NDI Kosovo niveli i etiksë së deputetëve është i dobët, bëjnë mirë nëse tregojnë veç pak edukatë

Aktuale

Krasniqi: Sipas NDI Kosovo niveli i etiksë së deputetëve është i dobët, bëjnë mirë nëse tregojnë veç pak edukatë

Nga: A.SH Më: 28 korrik 2020 Në ora: 15:25
Albert Krasniqi

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka krituar deputetët për nivelin e debatit.

Ai ka thënë se në bazë të NDI Kosovo, 60% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se niveli i etikës së deputetëve aktual në Kuvendin e Kosovës është i dobët.

Sipas tij, bëjnë mirë nëes tregojnë vetëm pak edukatë.

Postimi në Facebook:

Shumë shpejt devijon debati në Kuvend. Deputeti nis fjalimin me “i nderuari dhe shumë i respektuari deputet”, e pa i përfunduar as dy fjali, vazhdon me “rri qaty, mos fol”.

Nuk e di nëse deputetët i kanë parë matjet e fundit të opinionit publik të NDI Kosovo, por 60% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se niveli i etikës së deputetëve aktual në Kuvendin e Kosovës nuk është i mirë/është i dobët.

Deputetët i bëjnë mirë vetës por edhe neve, nëse tregojnë veç pak edukatë. Aq pak, se vetëm të mund t’i dëgjojmë. Duke bërtitur e fyer nuk ofrojnë asnjë argument për pretendimet e tyre.

Përkundrazi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat