Ramiz Lladrovci infektohet me koronavirus

Aktuale

Ramiz Lladrovci infektohet me koronavirus

Nga: E.R Më: 28 korrik 2020 Në ora: 15:38
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është vetë izoluar, pas shfaqjes së disa simptomave të COVID-19.

Lladrovci ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook, se ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.

Gjithashtu ka treguar se ka vetëm temperaturë të lartë dhe asnjë simptomë tjetër, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Qytetarë të nderuar,

Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë.

Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.

Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante.

Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat