Përplasja e madhe LDK-VV, Kujtim Shala dhe Arben Gashi sqarojnë gjithçka çfarë ndodhi në korridorin e Kuvendit

Aktuale

Përplasja e madhe LDK-VV, Kujtim Shala dhe Arben Gashi sqarojnë gjithçka çfarë ndodhi në korridorin e Kuvendit

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 17:38
Arben Gashi dhe Kujtim Shala

(E plotësuar) - Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mohuar se janë përfshirë në një incident me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca. Përveç që nuk kanë bërë një gjë të tillë, ata kanë mohuar që kanë përdorur gjuhë të ashpër. Të njëjtit kanë kërkuar nga deputeti i LVV-së që të publikojë videon të cilën e kishte bërë pas daljes nga salla ku po mbahet mbledhja e komisionit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, për të cilin deputeti Gjyshinca tha se bashkë me Kujtim Shalën e Doruntinë Malokun e kanë sulmuar në krahun e djathtë, tha se mbledhja e këtij komisioni ka qenë e tensionuar. Këto tensione Gashi tha se janë shfaqur mes deputetëve të LVV-së dhe ministres së Punëve të Jashtme, e kryetares së komisionit.

Gashi: Është mirë që Gjyshinca të publikojë videot

“Nuk jemi përfshi në këto debate, unë kam folur një herë për procedurë, jam munduar të ndihmojë kryetaren e komisionit që të vendos rregull në mbledhje të komisionit. Pastaj ka pasur një diskutim të nënkryetarit të Kuvendit, deputetit Kujtim Shala dhe pas diskutimit, i cili nuk kishte të bënte asgjë me deputetin Gjyshinca, ai ka filluar me ofendime siç keni mundur të shihni edhe në transmetimin që është bërë. Për këtë arsye kryetarja e komisionit ka vendosur që të ndërpritet mbledhja e komisionit. Dhe ne jemi qu kemi dal jashtë prej mbledhjes së komisionit. Dhe në diskutime në korridor, deputeti Gjyshinca dhe deputetja Pacolli shfaqen një gjuhë agresive dhe ne u larguam prej aty, siç mund të demonstrojmë edhe në videon ku ka incizuar vetë deputeti Gjyshinca, që është mirë me publikua. Dhe videot që i ka korridori i kuvendit ku shihet çdo gjë. Unë mendoj që është një fluks e cila po ngritët nga LVV pa arsyeshëm, dhe po e dëmton qëllimshëm reputacionin e kuvendit, dhe mbi të gjitha të deputetëve të LDK-së”, ka thënë Gashi.

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala thotë se një rast i tillë nuk ekziston dhe se pamjet e Kuvendit të Kosovës do ta vërtetojnë një gjë të tillë.

Shala: I gjithë rasti nuk ekziston, pra asgjë nuk është e vërtetë

“Askush, askënd, as fizikisht, as verbalisht. Ju mund të keni qenë edhe në sallë, unë në sallë nuk jam kundërpërgjigj, po ashtu nuk kam thënë asgjë që mund të konsiderohet të asaj natyre as në korridor. I gjithë rasti nuk ekziston dhe kjo do të dëshmohet, meqë po hetohet. Pra, ambientet e kuvendit që të gjitha monitorohen, xhirohen, apo regjistrohen 24 orë dhe do të dëshmohet e gjithë ajo që ka ngjarë, që nuk ka të bëjë aspak me atë që pretendon LVV. Pra asgjë nuk ka të vërtetë”, ka shtuar Shala.

Shala ka pohuar se janë intervistuar nga Policia e Kosovës për këtë rast, duke shtuar se një gjë e tillë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është politike.

 Gashi: Pati tensione, por jo sulm ndaj deputetëve të VV-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mohuar përfshirjen në sulmin e pretenduar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shefi i deputetëve të VV-së, Arben Gashi, në një konferencë të përbashkët me Kujtim Shalën, e pranoi se gjatë Komisionit ka pasur tensione, por që e mohoi që deputetët e LDK-së të jenë përfshirë në këtë debat.

Ai po ashtu tha se në korridor të Kuvendit ka pasur diskutime me deputetët e apostrofuar të VV-së, por jo edhe sulm fizik.

"Ka pasur një mbledhje të komisionit, mbledhja ka qenë kryesisht e tensionuar. Tensionet janë shfaqur nga deputetët e LVV-së me kryetaren e komisionit dhe ministren e Punëve të Jashtme. Ne si deputetë nuk jemi përfshirë në këto debate. Pastaj ka pasur një diskutim nga nënkryetari i kuvendit dhe pas diskutim Gjyshinca ka filluar me ofendime të deputetit.... dhe ne jemi qu kemi dalë jashtë, dhe me diskutime në korridor deputeti Gjyshinca dhe deputetja Pacolli shfaqën gjuhë agresive, dhe ne u larguam. Mendoj që është fluks që po ngritët nga LVV që po dëmton reputacionin e deputeteve”, ka thënë ai.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala tha se nuk janë përfshirë në debatin e komisionit.

***

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe Kujtim Shala përmes një konference për media, kanë mohuar deklaratat e deputetit të VV-së, Gazmend Gjyshinca i cili po pretendon se është sulmuar nga Gashi e Shala.

Sipas Gashit, kanë qenë deputetët e VV-së ata që e kanë filluar gjuhën agresive në korridorin e Kuvendit dhe ata janë larguar pas këtyre fjalëve.

“Pas diskutimit që skishe të bënte me Gjyshincën ai filloi me ofendime në momentin që kemi dalë jashtë, në diskutime në kordior deputeti Gjyshinca e Pacolli shfaqën një gjuhë agresive dhe ne u larguam dhe poashtu ai mundet me tregu këtë me videon e tij që e ka dhe është mirë me e publiku atë, VV-ja po tenton ta njollosë reputacionin e LDK-së”.

Ndërsa Kujtim Shala thotë se rasti për të cilin po flet Vetëvendosje, nuk ekziston fare, derisa e pranon se kanë deponuar deklaratat e tyre në Policinë e Kosovës, lidhur me rastin.

“Unë nuk kam thënë asgjë që mund të konsiderohet i asaj natyre, i gjithë rasti nuk ekziston dhe kjo do të dëshmohet, do dëshmohet ajo që ka ngjarë dhe që s’ka të bëjë fare me atë që thotë VV-ja”.

“Ne kemi deponuar deklaratat tona lidhur me rastin dhe kemi mbyllur këtë çështje”.

Përplasja në Kuvend, Arben Gashi mban konferencë për media! (Drejtpërdrejt)

Shefi i Grupit i Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, do të mbajë konferncë për media në orën 17:30.

Konferenca pritet të mbahet pas incidentit në Kuvendin e Kosovës, siç po pretendon deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca.

Njoftimin për konferencë e kanë dhënë nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Njoftimi i plotë:

Ftesë për Medie

Të nderuar,

Sot (e martë), më datë 28 Korrik 2020, në orën 17:30, Shefi i Grupit i Parlamentar të LDK-së, z. Arben Gashi, mbanë konferencë për medie.

Konferenca mbahet para hyrjes kryesore të Kuvendit të Kosovës.

Ftohen mediet ta përcjellin këtë ngjarje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat