Abazi: “Akademik” Shala e “polici i paedukatë” Gashi me shenja të paqëndrueshmërisë psikologjike

Aktuale

Abazi: “Akademik” Shala e “polici i paedukatë” Gashi me shenja të paqëndrueshmërisë psikologjike

Nga: A.Zh Më: 28 korrik 2020 Në ora: 18:25
Haki Abazi

Edhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi, ka reaguar pas sulmit fizik nga deputetët e LDK-së Arben Gashi dhe Kujtim Shala, ndaj atij të Lëvizjes Vetëvendsosje Gazmend Gjyshinca.

Abazi në një postim në Facebook, e ka quajtur Shalën të rrezikshëm, e Gashin “polic e të paedukatë”, duke thënë se ai dhe Shala kanë simptoma të paqëndrueshmërisë psikologjike.

Sipas tij, shenjat e tyre janë shqetësuese dhe për diagnostifikim e trajtim mjekësor, përcjell Bota sot.

Abazi ka dënuar sulmin, duke e quajtur atë të turpshëm e qyqar, që sipas tij, pasqyron dhe inkurajon dhunën në familje e në shoëqëri.

Reagimi i plotë i Abazit:

Sulmi në vend të humbjes

Nuk është hera e parë e as vendi i vetëm ku "akademik" Kujtim Shala dhe "polici" i pa edukatë Arben Gashi tregojnë simptoma të rënda dhe indikacione konstante të paqëndrueshmërisë psikologjike. Shenjat janë vërtet shqetësuese dhe brengosëse e edhe për diagnostifikim e trajtim mjekësor.

Në mungesë të arenave për shpenzim të energjive sidomos Shala është shumë i rrezikshëm dhe ka impulse të reagimit që paraqitet zakonisht tek njerëzit me personalitete të dyfishta, por që në rastin e tij ka devijime serioze mentale në momente të caktuara sidomos kur paraprakisht ka krijuar bindjen se e ka gabim dhe tregon efekt defansiv/ agresiv i cili manifestohet me një grumbull sulmesh e artikulime te thata verbale e që lehtë e pa asnjë arsyeje kalon në sulm fizik.

Ky lloj i sjelljes dhe as edhe sulmet verbale të mbështjellura* përkrahura) përbrenda një lloj përkëdhelje, sikur i jep edhe më shumë kurajo për të qenë edhe me joparimor e aq më rralle kolegjial shpesh fyes e denigrues dhe sidomos ndaj gjinisë së kundërt.

Sulmi ndaj Gazmendit sot është i turpshëm e qyqarë po aq sa është i turpshëm e i padurueshëm Shala në garën me deputetet e paedukatë e të pacipë e që ka disa prej tyre edhe në anën e majtë edhe në të djathtën e parlamentit që në fakt janë vetëm pasqyrim e inkurajues të dhunës në familje dhe përgjithësisht edhe dhunës në shoqëri. Mjafton ta lexoni shefin e Shalës dhe gjuhën prej rrugaqi që përdorë e që nuk dallon më fare nga një njeri i matufuar e mashtrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat