Edhe Kurti reagon për sulmin fizik mes deputetëve VV-LDK, ja kë e quan “rrugaçë”

Aktuale

Edhe Kurti reagon për sulmin fizik mes deputetëve VV-LDK, ja kë e quan “rrugaçë”

Nga: A.Zh Më: 28 korrik 2020 Në ora: 18:38
Kuvendi i Kosovës

Edhe Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka reaguar pas përplasjes fizike mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi e Kujtim Shala.

Kurti i ka quajtur deputetët “rrugaçë”, duke thënë se ata nuk i sollën asnjë të mirë vendit, përveçse korrupsion, nepotizëm dhe debate boshe në Kuvend, përcjell Bota sot.

Sipas tij, populli i bëri deputetë “llumin” e shoqërisë.

Reagimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Qytetarë të dashur, me Votën tuaj të "shenjtë" i votuat dhe i bëtë Deputetë të Kuvendit të Kosovës llumin e shoqërisë tonë! Këta rrugaçë nuk i sollën asgjë të mirë vendit, përveçse korrupsion, nepotizëm dhe debate boshe në Kuvend a thua se janë nëpër mëhalla ku i "lajnë e i shpërlajnë rrobat e tyre të palara"!

Deri kur doni me sy në ballë të vrisni veten dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj me votën tuaj të "shenjtë"?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat