Më në fund, Isa Mustafa e “pranoi” se e prishi koalicionin me VV-në

Aktuale

Më në fund, Isa Mustafa e “pranoi” se e prishi koalicionin me VV-në

Nga: A.M. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 19:40
Isa Mustafa, Albin Kurti

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas komentit të  kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës për ngjarjen e ndodhur në Kuvendin e Kosovë.

Ajo në postimin e saj në Facebook,  ka komentuar këtë deklaratë të Mustafës, ku ka thënë se "tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?".

Postimi i plotë:

Paska reaguar Kryetari i LDK-së, zt. Isa Mustafa për situatën e pakëndshme dhe joetike që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.

Ndoshta dikush mendon se e ka dënuar dhunën, jo nuk e ka bërë këtë. Nuk ka kërkuar as falje për qytetarët që përkundër se kanë shumë shqetësime për shkak të situatës me pandeminë, duhet të përballen me lajme si këto.

Por, janë dy detaje tjera interesante që bien në sy në fjalinë e fundit të postimit dhe flasin shumë për zt. Mustafa dhe LDK-në:

"Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?"

1. Gjithnjë kanë pasur në diskursin e tyre referime për ambasadorët, ndërkombëtarët, raportet e mira, pra janë fshehur gjithnjë pas tyre. Në postimin e fundit po i sulmon dhe ata.

2.E pranoi në fund se koalicioni me VV-në qenka prishur nga zt. Mustafa dhe LDK-ia e jo ashtu si na thoshin në muajin mars, se koalicionin e prishi Zt. Albin Kurti dhe LV me shkarkimin e zt. Agim Veliu.

Këtë lloj gjuhe e këso lloj qëndrimesh vërtetë zor të kuptohen, Ndoshta vetëm disa "Akademikë" e kuptojnë njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat