Geci: Nëse Thaçi e Veseli kanë të drejtë të dëshmojnë, pse ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë drejtësi

Aktuale

Geci: Nëse Thaçi e Veseli kanë të drejtë të dëshmojnë, pse ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë drejtësi

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 22:38
Gani Geci

Ish-ushtari i UÇK’së, Gani Geci, ka thënë se ai do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për shokët e tij të vrarë ne luftë dhe për komunikatën 59.  

“Nëse Hashim Thaçi ka të drejtë të bëhet dëshmitar në prokurori dhe gjykatë së bashku me Kadri Veselin në rastin Syri i Popullit. Nëse kanë drejtë të dëshmojnë kundër dikujt, atëherë pse ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë familjarët tanë që na kanë vrarë”, thotë ai.  

“Të njëjtat i kam thënë që 20 vjet. Por nuk ka të tjera. Këto janë. Unë nuk frikësohem të bëjë publike kërcënimet. Do kërkoj drejtësi. Kanë gjuajtur me armë në ajër si gëzim kur unë u plagosa. Ata menduan se unë kam vdekë. Por kam shpëtuar falë Zotit. Do vazhdoj të kërkojë drejtësi”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat