Anesteziologu Baftiu e quan alarmante gjendjen në klinikën e Anestezionit dhe mjekimit Intensiv

Aktuale

Anesteziologu Baftiu e quan alarmante gjendjen në klinikën e Anestezionit dhe mjekimit Intensiv

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

re mjekë anesteziologë e kanë lënë punën në QKUK gjatë muajit korrik. Situata në Klinikën e Anestezionit dhe mjekimit Intensiv qendror po vazhdon të rëndohet edhe për shkak të infektimit të stafit mjekësor me Covid-19. Shifra e të prekurve vetëm në këtë klinikë kalon numrin 40.

Drejtori i Klinikës Nehat Baftiu, thotë se situata aktuale në këtë klinikë është alarmante.

“Situata ditëve të fundit është alarmante për shkak se po shtohen çdo orë numri i të sëmurëve me Covid-19. Numri i anesteziologëve edhe para pandemisë ka qenë shumë i vogël për numrin e sallave dhe mjekimeve që kemi në QKUK. Kur merret edhe numri i të infektuarve me koronavirus dhe se tre anesteziologë e kanë lënë punën prej të hënës, numri i anesteziologëve është i vogël”, tha ai për RTK’në.

Ai nuk ka dashur të flas më shumë për tre anesteziologët që lanë punën prej kësaj të hëne. Ai i ka quajtur ata, prej mjekëve, më të mirë, që e kanë kryer punën me korrektësi. Tha se ata janë zhgënjyer nga kushtet e ofruara nga shteti.

“Për këtë është dashur të mendonte Ministria e Shëndetësisë”, theksoi a.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat