Përçarja e koalicionit qeverisës, problemi më i fortë qëndron tek ky post

Aktuale

Përçarja e koalicionit qeverisës, problemi më i fortë qëndron tek ky post

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 09:42
Limaj, Mustafa dhe Haradinaj

Njohësi i çështjeve politike, Dorajet Imeri, duke folur për përplasjet e fundit mes partnerëve të koalicionit thotë se kjo po ndodh ngaqë ka dallime të mëdha mes tyre. Imeri thekson se bashkimi i tyre ishte i pa menduar dhe i pa harmonizuar që nga fillimi.

“Vërehet qartë se ka një plasaritje të theksuar në mes partnerëve të koalicionit qeverisës, ndërsa shkaktarët janë të shumtë. Partnerët e koalicionit kanë dallime të mëdha, pasi bashkimi i tyre ishte i shpejtë, i pa menduar dhe i pa harmonizuar, që nga fillimi”, tha ai.

Ai tutje potencon se problemi më i fortë qëndron tek posti i Presidentit.

Imeri thotë se nëse PDK-ja do të përfshihet në koalicion, roli i AAK-së dhe Nismës do të zbehej.

“Problemi më i madh është posti i presidentit, pasi AAK, vlerësoj se ka pretendime reale për të. Në anën tjetër, NISMA, kërkon që këtë moment ta kapitalizojë, me ndonjë ministri, ose poste të tjera publike. Ky është, për mendimin tim, skenari i parë. Në anën tjetër, përfshirja eventuale e PDK-së, në koalicion, për ç’ka ka gjasa reale, roli i partnerëve të tanishëm të LDK-së, do të mimimizohej ndjeshëm. Së këndejmi, pres një revoltim edhe më të theksuar të ministrave dhe deputetëve të partive AAK dhe NISMA, deri në një moment kur do të rishikohet realisht pozita e tyre, reagimi i LDK-së, ndaj të cilave, do të jetë përcaktuese për fatin e koalicionit”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NismaSocialdemokrate ditët e fundit kanë shprehur kundërshti të forta me partnerin e tyre të koalicionit LDK-në, rreth emërimit të Skënder Hysenit si koordinator dhe temave që po trajtohen në dialog.Këto dy subjekte politike në deklarimet e tyre kanë lënë të hapur mundësinë e daljes nga koalicioni nëse nuk ka koordinim për temat kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat