“Qetësohu, pije pak ujë”, ​tensione e përplasje mes deputetëve - dështon raportimit i Veliut

Aktuale

“Qetësohu, pije pak ujë”, ​tensione e përplasje mes deputetëve - dështon raportimit i Veliut

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 10:45
Mbledhja e komisionit për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes

(E plotësuar) - Tendencioze e skenar të përgatitur e kanë quajtur anëtarë të PDK-së dhe ministri Agim Veliu pamundësinë për të raportuar ky i fundit sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Kjo pasi koha e paraparë për raportim prej 45 minutash është kundërshtuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu pas ndërprerjes së komisionit tha se kanë pasur mundësi që ta caktojnë për një datë tjetër këtë mbledhje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Veliu: Mua mu duk tendecioze që të pamundësohet të raportojë sot

"Mua mu duk tendencioze nga ana e LVV-së. Ata prej fillimit filluan për çështje që nuk janë të rëndësishme me diskutua. Unë me kohë i kam informuar komisionin se koha ime është e limituar për shkak të mbledhjes së qeverisë. Ata e kanë pasur mundësinë kjo ka ndodhur para dy ditësh, që të vendosin a ta mbajnë mbledhjen apo ta caktojnë një datë tjetër. Nuk me kane informuar asgjë, unë kam ardhur i gatshëm që të raportojë. Mirëpo këtu u pa tendenca që të pamundësohet raportimi sot", ka thënë Veliu.

E, kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se është hera e tretë që brenda dy javëve ministrat vijnë me një kohë të limituar.

Fatmire Mullhaxha Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se pas njoftimit të ministrit se ai nuk mund të qëndrojë më shumë se 45 minuta, kanë kërkuar që ai të vijë në ora 9:00, por sipas saj ministri ka thënë se ka kohë vetëm 45 minuta.

Mullhaxha-Kollçaku: 45 minutëshi është monolog

“Ne kemi kërkuar nga ai që të vie në orën 09:00, sepse ne kemi thënë që nuk mjafton koha, përsëri ka gjetur një arsyeje tjetër që nuk mundet në orën 09:00. Thjesht e ka caktuar vetëm 45 minuta. Unë nuk kam pasur mundësi si kryetare të marrë një vendim arbitrar, sepse tashmë çdo gjë ka qenë e kryer. Sepse disa deputetë kanë kërkuar që të vjen ministri, por neve na duhet një konsensus këtu. Unë kam kërkuar mendimin e deputetëve rreth asaj, sepse ne e dimë 45 minutëshi do të thotë monolog, raportimi i ministrit dhe pastaj nuk do të kishim mundësi të shtronim pyetje”, ka thënë ajo.

Sipas kryetares së komisionit, një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë në komision, dhe se Veliu do të duhej të ndante kohë për të qëndruar më gjatë.

Ndërsa, anëtarja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu tha se sot u pamundësua raportimi i ministrit si shkak i tendencave dhe skenarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Musliu: LVV kishte një skenar të përgatitur sot

“Këta kanë një agjendë të caktuar e patë edhe dje në komision. Ne e lëshuam mbledhjen sepse iu pamundësua nënkryetarit të komisionit që ta hedh në votim propozimin e tij. Iu pamundësua kryetares fatkeqësisht nga anëtarët e partisë së vet dhe mua më vjen shumë keq që kryetarja e komisionit është në hall nga anëtarët e partisë së saj të cilët i ushtrojnë diktat dhe presion në udhëheqje të mbledhjes. E lutem disa herë që të procedojë dhe të vazhdojë, dhe e pati të pamundur që të vazhdojë mbledhja. Në një atmosferë të tillë ku parashihej të eskalonte situata, sepse nuk e di se sa e keni vërejt por fatkeqësisht këtu është bërë një rregull apo normë që futet kush do në sallë të mbledhjes, nuk i kontrollon askush. Nuk e di pse ka pasur nevojë të vijë sot ekstra persona shtesë të LVV-së. Dhe këtu parashihej një skenar tjetër i përgatitur. Mu më vjen mirë që e tejkaluam atë situatë në mënyrën më të qetë të mundshme”, shtoi ajo.

Ndër të tjera, Musliu tha se anëtarët e LVV-së nuk kishin problem kohën, por qëndrimet e Agim Veliut gjatë koalicionit bashkëqeverisës.

***

Me përplasje të mëdha mes anëtarëve, është shoqëruar Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky komision ka dështuar dhe ende pa filluar anëtarë të LVV-së dhe PDK-së kanë shprehur pakënaqësi për kohën sa ka pasur në dispozicion ministri për Punë të Brendshme, Agim Veliu. Ky i fundit ka thënë para se të fillonte raportimin e tij, tregoi se nuk ka shumë kohë që të qëndrojë në këtë komision për të raportuar.

Veliu tha se kur e ka marr ftesën i ka paralajmëruar se nuk ka kohë që të qëndrojë shumë, por siç tha ai këtë nuk e kanë marr parasysh.

Ministri Agim Veliu tha se për shkak të mbledhjes së qeverisë duhet të përfundojë para orës 11:00.

Veliu: Unë kam njoftuar me kohë që nuk kam kohë më tepër se 45 minuta

"Unë kam pasur dy-tri ftesa që të paraqitem para komisionit, mirëpo për shkak të angazhimeve, unë kam kërkuar që ato termine të ndryshohen. Një raportim e kam anulua vet për arsyeje se ka qenë një ftesë e zbrazët, dhe nuk kam pasur kurrfarë agjende pse duhet të paraqitem para jush. Kështu që e kam refuzuar atë takim. Këtë e kam pranuar për ditën e sotme, por unë përmes kabinetit kam njoftuar me kohë që për shkak të mbledhjes së qeverisë që është në ora 11:00, nuk do të kem kohë më tepër se sa 45 minuta apo 50 minuta, sepse pak minuta para orës 11:00 unë duhet të largohem nga këtu. Njoftimin e kam bërë me qëllim që të jetë në mundësinë tuaj a e pranoni që ta organizojmë këtë takim, apo kërkoni që ta shtyeni për një ditë tjetër”, ka deklaruar Veliu.

Ndërsa, anëtari i LVV-së, Rexhep Selimi tha se kjo kohë është hajgare, dhe se 45 minuta janë të pamjaftueshme për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të komisionit.

Selimi: Nuk jeni këtu në konferencë për shtyp

“Këtu nuk jeni në konferencë për shtyp 45 minuta, por këtu jeni në komision për siguri, të cilit i keni obligim ligjor t’i raportoni. Prandaj për mu është e papranueshme, me bo show, me ardh 45 minuta këtu, e tash të kanë mbet veç 30 minuta. Edhe pastaj me thonë që ke raportua. Unë po kërkoj prej jush hajdeni një ditë tjetër kur të keni kohë, mund ta vazhdojmë një ditë tjetër mbledhjen e komisionit”, ka shtuar ai.

Për këtë ka reaguar edhe Veliu, i cili tha se e di ku është dhe çfarë duhet të bëjë.

Veliu: Unë e di ku jam dhe çfarë bëjë

“Z. Selimi unë çdo herë e di ku jam dhe çfarë bëjë. Mos u merakosni për atë punë", tha ai.

Për këtë edhe Bekë Berisha tha se ministri nuk duhet të imponojë kohën se sa të raportojë para anëtarëve.

Berisha: Nuk duhet të na tregojë ministri kohën kur vjen në dëgjim te komisioni

"Nuk duhet me imponuar apo me tregu kohën ministri kur vjen në dëgjim te komisioni. Sepse dihet që komisioni është në mbikëqyrjen e ministrisë dhe jo anasjelltas. Është krijuar një situatë tash edhe te ministri i Mbrojtjes, por e pash këtë qasje edhe te ministrat e tjerë. Kjo gjendje është krijuar për shkak të disa gjërave që po ndodhin në komisione siç e pam dje, për shembull ministri vjen këtu e ka detyrën me ardh, por duhet me pas kujdes edhe qysh sillen deputetët pastaj. Kemi pasur sjellje shumë të këqija, na ka prek shumë dhe ka qenë e papranueshme sjelljet që kanë ngjarë dje. Një histeri edhe ato gjeste me pru ambulantën aty, thu u bo kiameti, pa ndodhë kurgjo hiç”, ka thënë ai.

Përplasjet kanë vazhduar në këtë komision i cili shoqërohej me diskutim për çështjen e kohës së raportimit të ministri Veliu. Ganimete Musliu nga Partia Demokratike të Kosovës, tha se anëtarët e LVV-së kanë ardhur me plan që ta dështojnë këtë mbledhje të komisionit.

Musliu: Unë jam duke u befasuar

“Po shihet qartë qysh në start, asnjëherë nuk e kemi filluar mbledhjen kështu. Nëse keni ardhur kryetare me projekt politik me dështua mbledhjen, tregona mos t’i marrim kohë as atyre vetës. Mirëpo të lutem shumë qartësoj rregullat.... Po shihet qartë tendenca e LVV-së me dështua mbledhjen. E dyta caktoja pesë minuta me raportua edhe ju lutem mos na humbi kohën tu u marrë mes vete. (19:16) Po dalim kaq të padijshëm në gjëra elementare, sa që unë jam duke u befasuar”, tha Musliu.

Selimi: Fol në vetën e parë

"Fol në vetën e parë”, i ka thënë Selimi.

Musliu: Qetësohu pije pak ujë

"Qetësohu pije pak ujë se të ndihmon, të ndihmon", i është drejtuar Musliu.

Selimi ka insistuar që nuk guxon askush ta qet në votim se a duhet të vazhdoja raportimi i Veliut apo të raportojë një ditë tjetër. Një gjë të tillë i tha edhe kryetares së komisionit, Fatmire Mullhaxha-Kollqaku.

Pas 30 minutash debat, deputetët e PDK-sa, Elmi Reçica, Ganimete Musliu dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha lëshuan mbledhjen pasi që iu pamundësua raportimi i ministrit vetëm 45 minuta, duke bërë që mbledhja e komisionit të përfundojë para kohës së paraparë. 

***

Ka dështuar raportimi i ministrit të Punëve të Brendshme, para komisionit për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku po raporton ministri Agim Veliu.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje para fillimit të kësaj mbledhje kanë shprehur pakënaqësi për kohën sa do të raportojnë ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu para komisionit.

Veliu tha se ka kohë vetëm 45 minuta për raportim pasi që do të prezantojë në mbledhjen e qeverisë. Por me këtë nuk u pajtua Rexhep Selimi i VV-së.

Ai pati një përplasje me deputeten e PDK-së Ganimete Musliun.

Image

Tre deputetë lëshojnë mbledhjen

Bekë Berisha, Ganimete Musliu dhe Elmi Reçica kanë lëshuar mbledhjen e komisionit për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku po raporton ministri Agim Veliu.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje para fillimit të kësaj mbledhje kanë shprehur pakënaqësi për kohën sa do të raportojnë ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu para komisionit.

Veliu tha se ka kohë vetëm 45 minuta për raportim pasi që do të prezantojë në mbledhjen e qeverisë. Por me këtë nuk u pajtua Rexhep Selimi i VV-së.

Image

Ai pati një përplasje me deputeten e PDK-së Ganimete Musliun.

Përplasen ashpër Selimi e Musliu 

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ne Komisionin për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes, para fillimit të kësaj mbledhje kanë shprehur pakënaqësi për kohën sa do të raportojnë ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu para komisionit.

Ky i fundit ka thënë se ka kohë të raportojë vetëm 45 minuta.

Për këtë edhe Bekë Berisha tha se ministri nuk duhet të imponojë kohen se sa të raportojë para anëtarëve.

"Nuk duhet me imponua kohën ministri kur vjen në dëgjim te komisioni. Është krijuar një qasje për shkak të disa gjërave që po ndodhin në komision dje, ministri duhet me pas kujdes se qysh me u sill anëtarët. Ajo histeri që ndodhi dje me pru ambulanten pa pasur nevojë", tha ai.

Ministri Agim Veliu tha se për shkak të mbledhjes së qeverisë duhet të përfundojë para orës 11.

"Një raportim e kam anuluar vet sepse ka qenë një ftesë e zbrazët se për çfarë do të paraqitem para jush unë përmes kabinetit. Për shkak të mbledhjes së qeverisë që është në ora 11, unë duhet të largohem. Njoftimin e kam bërë që të jetë në mundësinë tuaj", ka shtuar ai.

Ndërsa, anëtari i LVV-së, Rexhep Selimi tha se kjo kohë është hajgare.

"Për mu është show është e papranueshme. Kjo është hajgare. Lëreni sot mblidhemi një ditë tjetër. Nuk jeni para gazetarëve", tha ai.

“Unë e di ku jam. Mos u merakosni për atë punë", tha Veliu.

Ndërsa, Gabimete Musliu nga Partia Demokratike të Kosovës, tha se anëtarët e LVV-së kanë ardhur me plan që ta dështojnë këtë mbledhje të komisionit.

“Jemi ka tregohemi të padijshëm në gjëra elementare", tha ajo.

"Fol për veti", tha Rexhep Selimi.

"Qetësohu, pije pak ujë se të ndihmon”, tha Musliu.

Video KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat