Ky shtet sërish ndihmon Kosovën, dhuron komplete testimi për COVID-19

Aktuale

Ky shtet sërish ndihmon Kosovën, dhuron komplete testimi për COVID-19

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, përmes një komunikate për media ka njoftuar se qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut përmes Lux-Dev S.A. dhe Qeveria e Austrisë, përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do t’i dhurojnë nesër Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë komplete testimi për COVID-19.

Sipas të njëjtës komunikatë, në pranim dorëzimin e këtyre kompleteve testimi që dhurohen do të jetë ministri Armend Zemaj, Valbona Bogujevci, Ndihmëse e Përfaqësueses së Përhershme në UNDP-së, Christoph Weidinger, Ambasador i Austrisë në Kosovë, Gunther Zimmer, Udhëheqës i Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim-Zyra në Kosovë dhe zyrtarë të MSh e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat