Hoti prezanton masat e reja për Covid-19

Aktuale

Hoti prezanton masat e reja për Covid-19

Nga: E.R Më: 29 korrik 2020 Në ora: 12:08
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka shkruar rreth masave të reja të Qeverisë për mbrojtje me Covid-19.

Këto janë masat e reja për mbrojtje nga Covid-19:

Masat e reja të Qeverisë për mbrojtje nga #COVID19

Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare

Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve

Ndalohen të gjitha tubimet publike, ahengjet familjare private

Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura

Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale

Autobusët, kombit, taksitë punojnë me 50% të kapaciteteve

Reduktim stafi në institucione

Çerdhet publike dhe private lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga Komunat

Gastronomia nuk punon nga ora 22:30-05:00. Jashtë këtij intervali vetëm në hapësira të hapura me distancë 2 m mes tavolinave, si dhe shërbimi merre me vete

Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00.

Testi për Covid-19 (RT-PCR) me shtetet e rajonit vetëm sipas reciprocitetit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat