Kryeziu akuzon qeverinë se nuk e kuptojnë reciprocitetin

Aktuale

Kryeziu akuzon qeverinë se nuk e kuptojnë reciprocitetin

Nga: E.B Më: 29 korrik 2020 Në ora: 12:45
Perparim Kryeizu

Qeveria e Kosovës ka marrë 28 vendime të reja që kanë të bëjnë me masat kundër përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Ndër të tjerash, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim kërkesën për test negative nga shtetasit e Shqipërisë.

Rreth kësaj ka reaguar zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu, ku ka thënë se qeveria e ka vendosur të trajtojë shtetet e rajonit sipas parimit të reciprocitetit, por ai ka akuzuar qeverinë që nuk e kuptojnë parimin e reciprocitetit, shkruan “Bota Sot”.

Ai ka thënë se dështimet e brendshme po provojnë të projektojnë si rrezik të jashtëmm, dhe se virusi tashmë është problem i brendshëm i shkaktuar nga keqqeverishja.

Postimi i plotë:

Në një tjetër përpjekje dëshpëruese për të menaxhuar pandeminë, qeveria së fundi ka vendosur të trajtojë shtetet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë, sipas parimit të reciprocitet. Kjo dëshmon se nuk e kuptojnë në thelb se çfarë do të thotë parimi i reciprocitetit, e për më keq e kanë ngatërruar atë me logjikën e një inatçori të pashpresë. Reciprociteti buron nga parimi i barazisë, kurse logjika inatçore ka për qëllim hakmarrjen dhe kundërvënien.

Masat ose vendimet që synojnë ruajtjen e shëndetit publik duhet të merren mbi bazën e vlerësimit objektiv të rrezikut, e jo të kenë pikënisje vendimet që të tjerët marrin ndaj nesh dhe kundërvënin tonë ndaj tyre. Sipas këtij vendimi dhe logjikës që promovon, nëse Shqipëria në ditët në vijim përjeton një përmirësim të dukshëm të situatës me COVID-19 kurse Kosova pëson përkeqësim të theksuar, vendimit potencial të Qeverisë së Shqipërisë për të kërkuar rezultatet e testit për të gjithë qytetarët e Kosovës para se ata të kalojnë kufirin do t’i kundërvihej një masë reciproke nga kjo qeveri ndaj qytetarëve të Shqipërisë ndonëse kjo do të ishte krejt e pakuptimtë sepse situatat epidemiologjike në të dy vendet do të ishte krejt e ndryshme.

Dështimin e brendshëm po provojnë të projektojnë si rrezik të jashtëm. Me mbi 1600 raste në vetëm shtatë ditët e fundit dhe 3200 raste aktive në total, virusi tashmë është problem i brendshëm, i shkaktuar nga keqqeverisje e brendshme, e jo rrezik që mund të importohet nga jashtë.

Kosova, nga vendi më i izoluar në evropë po bëhet…edhe më i izoluar; nga shembull i suksesit po kthehet në vatër të infeksionit; nga menaxhimi i mirë në keqmenaxhim.

Sa i përket respektimit dhe fuqizimit të parimit të reciprocitetit në marrëdhëniet me shtetet e rajonit, kjo qeveri tashmë ka dëshmuar veten që në ditën e dytë të punës së saj. Atëherë kur shfuqizoi masat reciproke të vendosura nga Qeveria Kurti ndaj Serbisë e cila më së paku na trajton në mënyrë reciproke e më së shumti na lufton si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Në një tjetër përpjekje dëshpëruese për të menaxhuar pandeminë, qeveria së fundi ka vendosur të trajtojë shtetet e...

Posted by Perparim Kryeziu on Wednesday, 29 July 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat