Kryeministër Hoti, ky është gabim, ky është krim

Aktuale

Kryeministër Hoti, ky është gabim, ky është krim

Nga: A. J Më: 29 korrik 2020 Në ora: 15:00
Avdullah Hoti

Analisti dhe gazetari Berat Buzhala përmes një postimi në facebook i ka reaguar kryeministrit Avdullah Hoti i cili se fundmi gastronomisë i jepi të drejtë duke ia zgjatur orari e punës.

Buzhala ka shkruar se vendimi i djeshëm me te cilin ju u dorëzuat para presionit te industrisë se gastronomisë, duke ua lenë te hapur mundësinë më punua 24 ore, here brenda here jashtë, është disfata me e madhe e juaja ne këtë kohe te krizës.

Ai po ashtu ka thënë dil kryeministër pak deri ne qytet, ndalu pak neper kafiteri. Jo qe nuk i kane rrallu tavolinat, por veç i kanë shpeshtuar, tu u mundu më e mbërri profitin e humbur.

Postimi i plotë:

I dashtun kryeminister,

Vendimi i djeshëm me te cilin ju u dorëzuat para presionit te industrisë se gastronomisë, duke ua lenë te hapur mundësinë me punua 24 ore, here brenda here jashtë, është disfata me e madhe e juaja ne këtë kohe te krizës.

Unë nuk arrita me e kuptu se qysh është e mundur qe ne kohen kur rastet po rriten, kur kriza po thellohet, masat te relaksohën.

Krejt bizneset po humbim pare, pra jo veç gastronomia, prandaj është e pakuptimte që për shkak te zhurmës ne rrjete sociale, komplet shteti me thane "ani pra, punoni, veço mos u lazdroni".

Dil kryeministër pak deri ne qytet, ndalu pak neper kafiteri. Jo qe nuk i kane rrallu tavolinat, por veç i kane shpeshtua, tuj u mundu me e mbërri profitin e humbur.

Ky është gabim. Ky është krim.

Po i shoh policinë tuj denu hallkun qe po ecin pa maska ne rruge, e ne anën tjetër ne restorante krejt janë kry'm'kry, pa maska pa distance pa ndërgjegje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat