Koordinatori për dialog me Serbinë takohet me Limajn

Aktuale

Koordinatori për dialog me Serbinë takohet me Limajn

Nga: E.R Më: 29 korrik 2020 Në ora: 15:09
Foto nga takimi

Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë, Skender Hyseni sot është takuar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Aipërmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka njoftuar Limajn me rrjedhën e takimeve të tij në Bruksel, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë në Facebook

Takimi dhe biseda që pata sot me z. Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-ishte tejet përmbajtësore dhe inkurajuese. Natyrisht, dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njoftova z. Limaj me rrjedhën e takimeve. Kishim pajtim të plotë për nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik dhe social. Vlerësoj tej mase përkushtimin dhe angazhimin e z. Limaj për unitet sa më të fuqishëm politik në Kosovë!
S.H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat