Ministrja Haradinaj – Stublla zhvilloi bisedë telefonike me homologun nga Jordania

Aktuale

Ministrja Haradinaj – Stublla zhvilloi bisedë telefonike me homologun nga Jordania

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 16:27
Meliza Haradinaj – Stublla, Ayman Al Safadi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar përmes telefonit një bisedë shumë përmbajtësore me Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Al Safadi.

Kryediplomatja e Kosovës tha se marrëdhëniet e shkëlqyeshme dylapëshe në mes të Kosovës dhe Jordanisë duhet të dinamizohen në bashkëpunim edhe më të thellë, në aspektin politik dhe ekonomik.

“E falënderova homologun Al Safadi për përkahjen e vazhdueshme që Jordania i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë sonë, si dhe për donacionin gjeneroz dhënë Kosovës, për të ndihmuar luftën anti-COVID-19”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat