Skënder Hyseni u takua me Enver Hoxhajn dhe Fatmir Limajn, vjen reagimi i Imer Mushkolës: Model i keq politikanësh...

Aktuale

Skënder Hyseni u takua me Enver Hoxhajn dhe Fatmir Limajn, vjen reagimi i Imer Mushkolës: Model i keq politikanësh...

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 16:36
Skënder Hyseni, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj

Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, pas takimit që ka pasur me ish-ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj, është takuar edhe me liderin e Nismës Socialdemokrate, ku është biseduar rreth takimeve në Bruksel.

Hyseni përmes postimeve në Facebook, ka njoftuar se është takuar ish-diplomatin Enver Hoxhaj, dhe me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se takimet me Hoxhajn e Limajn ishin tejet përmbajtjesore dhe inkurajuese, dhe se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedimeve.

Ndaj këtyre takimeve ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, përcjell “Bota sot”.

Mushkolaj ka dhënë kritika, pasi në foto asnjëri prej tyre nuk ka vendosur maskat.

Analisti shkruan se për Hysenin, Hoxhajn dhe Limajn nuk vlejnë masat e qeverisë kundër virusit.

“Për këta nuk vlejnë masat e qeverisë kundër virusit, ndërkaq qytetarët e rëndomtë dënohen në rrugë për mosmbajtjen e maskës. Model i keq politikanësh. As maskë, as distance”, shkruan Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat