E shpjegon edhe njëherë sulmin Gazmend Gjyshinca: U sulmova prapa shpinës, goditjet fizike të Arben Gashit...

Aktuale

E shpjegon edhe njëherë sulmin Gazmend Gjyshinca: U sulmova prapa shpinës, goditjet fizike të Arben Gashit...

Nga: A.M. Më: 29 korrik 2020 Në ora: 16:50
Sulmi ne Kuvendin e Kosoves

Pas është publikuar videoja e sulmit ndaj tij në hollin e Kuvendit, ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.

Ai në postimin në Facebook, ka shkruar se në video shihet si është sulmuar fizikisht  prapa shpinës, ndërkaq, goditjet fizike nga Arben Gashi ka ndodhur në prani të një grumbulli personash në korridorin e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Ju ftoj ta shikoni të dokumentuar me video mësymjen fizike nga prapa shpinës sime të deputetëve të LDK-së ndaj meje. Pastaj goditjet fizike nga Arben Gashi në prani të një grumbulli personash në korridorin e Kuvendit.

“Nga pamjet shihet se deputetët e LDK-së Arben Gashi, Kujtim Shala e Doruntina Maloku presin te dera e sallës së mbledhjes. Me të dalë nga aty Gazmend Gjyshinca i Vetëvendosjes, pamjet tregojnë që rrethohet nga ana e deputetëve të LDK-së. Po ashtu, shihet kur Gjyshinca goditet nga ana e Arben Gashit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat