Pasi dolën pamjet për përplasjen LDK-VV, vjen reagimi nga partia e Kurtit: Situata është tepër serioze – ja pse ndodhi sulmi

Aktuale

Pasi dolën pamjet për përplasjen LDK-VV, vjen reagimi nga partia e Kurtit: Situata është tepër serioze – ja pse ndodhi sulmi

Nga: N. H Më: 29 korrik 2020 Në ora: 16:56
Albin Kurti

Arianit Beqiri, ish-asistenti i ish-kryeministrit, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku të martën pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme pati një përleshje.

Nga pamje shihet se deputetët e LDK-së Arben Gashi, Kujtim Shala e Doruntina Maloku presin te dera e sallës së mbledhjes. Me të dalë nga aty Gazmend Gjyshinca i Vetëvendosjes, pamjet tregojnë që rrethohet nga ana e deputetëve të LDK-së. Po ashtu, shihet kur Gjyshinca goditet nga ana e Arben Gashit.

Beqiri lidhur me këtë thotë se nuk ka rëndësi sa shumë e ka goditë a ku e ka goditë, sipas tij, e rëndësishme është se ideja që pasi të kryhet mbledhja të presin dy persona në korridor e të kapin për krahi tregon shumë se kush po na udhëheqë.

Tutje, ai thekson se situata është tepër serioze, dhe se krejt kjo është si derivat i vjedhjes së vullnetit të qytetarëve.

Ja shkrimi i tij:

Nuk ka rëndësi sa shumë e ka goditë a ku e ka goditë. Këtë e masin në ring të boksit. Ne këtu po flasim për Parlamentin, institucionin ma të naltë të demokracisë, hehh… Vetë ideja që pasi të kryhet mbledhja të presin dy persona në koridor e të kapin për krahi me të thane, që: “kush je ti që guxon me më fol mu ashtu” tregon shumë se kush po na udhëheqë.

Pra, njëri është i ashtuaquajtur akademik, ajka e LDK-së. Tjetri është shef i grupit parlamentar të LDK-së. Kryetari i partisë së tyre ua lavdëron sedrën. Kurse, kryeministri luan me topa në mahallën e tij.

Situata është tepër serioze. Ajo sjellje e tyre është derivat i vjedhjes së vullnetit të qytetarëve. E kanë vjedh pushtetin. Po kush vjedh? Veç bandat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat