Pas publikimit të pamjeve, vjen reagimi i parë nga LDK, paralajmërojnë se ka tendencë për ta prezantuar situatën e djeshme në favor të VV-së

Aktuale

Pas publikimit të pamjeve, vjen reagimi i parë nga LDK, paralajmërojnë se ka tendencë për ta prezantuar situatën e djeshme në favor të VV-së

Nga: N. H Më: 29 korrik 2020 Në ora: 17:09
Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një komunikate për media ka reaguar pas publikimet të pamjeve që ndodhën dje në korridorin e Kuvendit të Kosovës.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehë konsideratë për publikimin e videos së incizuar nga kamerat e Kuvendit të Kosovës, ku sipas tyre, shihet se gjithçka që u pretendua dje, u hodh poshtë sot, pas publikimit të këtyre pamjeve.

Mirëpo, kjo parti ka një shqetësim se edhe pas daljes në shesh të së vërtetës, edhe me tej ka tendencë dhe përpjekje për ta prezantuar situatën e djeshme në favor të atyre që akuzuan dhe linçuan për motive të pastra politike.

Ja komunikata e plotë:

Reagim ndaj shpifjeve për sulm nga ana e deputetëve të LDK-së ndaj deputetit të Vetëvendosjes:

Të dashur qytetarë,

Nga incizimi i publikuar sot në medie, shihet qarte se dje, në hollin e Kuvendit të Kosovës, një përpjekje për bisedë mes kolegësh është shndërruar në histeri dhe akuzë për sulm fizik.

E kemi thënë edhe dje, para qytetarëve dhe para organeve kompetente se në asnjë moment, nuk ka ndodhur asgjë nga çfarë është pretenduar.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehë konsideratë për publikimin e videos së incizuar nga kamerat e Kuvendit të Kosovës, ku shihet se gjithçka që u pretendua dje, u hodh poshtë sot.

Lidhja Demokratike e Kosovës është themeltare e mendimit të lirë e rendit demokratik në Kosovë dhe e çmon lart raportimin e drejtë, të paanshëm e profesional të medieve.

Por, pas daljes në shesh të së vërtetës, shihet qartë se ende ka tendencë dhe përpjekje për ta prezantuar situatën e djeshme në favor të atyre që akuzuan dhe linçuan për motive të pastra politike.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat