Thaçi gjatë ditës së sotme në Jezerc është takuar me dy ushtarët e FSK-së

Aktuale

Thaçi gjatë ditës së sotme në Jezerc është takuar me dy ushtarët e FSK-së

Nga: E.R Më: 29 korrik 2020 Në ora: 17:13
Foto nga takimi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Jezerc është takuar me dy ushtarët e FSK-së, Yll Dalladakun dhe Korab Dautin.

Ai ka shkruar se është krenar me profesionalizmin, atdhedashurinë dhe përkushtimin për paqe të ushtarëve tanë”.

“Ylli i shkolluar dhe vlerësuar nga akademia ushtarake më e mirë në botë “West Point” dhe Korabi, po ashtu, me rezultate të larta, sot e personifikojnë suksesin e të rinjve tanë kudo nëpër botë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë në Facebook

Në Jezercin e UÇK-së me dy ushtarët e FSK-së, Yll Dalladakun dhe Korab Dautin. Krenar me profesionalizmin, atdhedashurinë dhe përkushtimin për paqe të ushtarëve tanë. Ylli i shkolluar dhe vlerësuar nga akademia ushtarake më e mirë në botë “West Point” dhe Korabi, po ashtu, me rezultate të larta, sot e personifikojnë suksesin e të rinjve tanë kudo nëpër botë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat