Tomë Gashi: Ja pse u sulmua Gjyshinca nga Arben Gashi e Kujtim Shala

Aktuale

Tomë Gashi: Ja pse u sulmua Gjyshinca nga Arben Gashi e Kujtim Shala

Nga: D.B. Më: 29 korrik 2020 Në ora: 17:33
Tomë Gashi

Deklaratën e deputetit Gazmend Gjyshinca, i cili deklaroje se: "Është sulmuar fizikisht, dhe është ofenduar, nga dy deputetet e LDK-se, Arben Gashi dhe Kujtim Shala, avokati Tomë Gashi e quan si të vërtetë.

Gashi tregon edhe arsyen se pse është sulmuar deputeti i VV-së nga deputetët e LDK-së. Në një prononcim për gazetën “Bota sot” avokati Tomë Gashi ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të vënë në dyshim se deputeti i LVV, Gjyshinca është sulmuar fizikisht nga dy deputetet e LDK-së.

Sipas tij, Gjyshinca se ka pasur aspak lehtë të del haptas dhe të konfirmojë se është sulmuat në Kuvend të Kosovës. Plus që policia përveç që e ka hapur rastin kanë kërkuar të vijë edhe Ambulanca e Ndihmës së Shpejtë.

“E që kjo bëhet kur ka lëndime e jo kur ka fyerje. Plus që Gazmend Gjyshinca ka edhe dokumentacion mjekësor që e vërteton sulmin ndaj tij. Por tani është çështje e policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Mendoj se këto institucione do të sjellin vendimin përfundimtar se përse dhe si u sulmua deputeti i LVV. Normal që sulmi ndaj tij, ka të bëjë me çështje të punës së tij në Komisionin e Kuvendit, se ata tokë nuk kanë pas me nda në Kuvendin e Republikës ku janë deputet. Është rast që nuk do të duhej të ndodhte, po ja që ka ndodhur pa asnjë arsye dhe situata të tilla, nuk duhet përsëritur kurrë nga ata që janë përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët, që ti përfaqësojnë”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat