Nga Shri Lanka e Maldivet në Prishtinë, kush është ambasadori i ri gjerman që zëvëndëson Heldtin

Aktuale

Nga Shri Lanka e Maldivet në Prishtinë, kush është ambasadori i ri gjerman që zëvëndëson Heldtin

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 18:05
Joern Rohde

Christian Heldt para pak ditësh është larguar nga Kosova pasi që ka përfunduar mandatin e tij të Ambasadorit gjerman në Prishtinë.

Heldt është larguar tejet i emocionuar nga Kosova me kujtimet më të mira, derisa ka thënë se do të kthehet këtu privatisht për të takuar miqtë e tij, meqë si pasojë e pandemisë s’ka mundur as t’i përshëndes.

E në njoftimin për largim, Heldt ka treguar se, Joern Rohde, do të jetë diplomati gjerman që do të udhëheq Ambasadën gjermane për mandatin e ardhshëm.

Rohde ka shërbyer si ambasador i Gjermanisë në Shri Lankë dhe Maldive.

Ai atje ka përfunduar mandatin e tij 4 vjeçar vetëm para dy ditësh.

Në këtë njoftim, Rohde ka treguar se e pret një rrugëtim i ri në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat